Shkup, 10 maj – Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite me reshje lokale të shiut dhe dukuri të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 10 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri në 24 gradë.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri nëntë gradë, ndërsa e ditës deri në 21 gradë.
Të shtunën do të shfaqet stabilizim kalimtar dhe do të mbisundojë mot me diell, me temperatura më të larta ditore. Të dielën pasdite dhe në ditët në vijim, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik mor do të jetë jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, lokalisht dhe në formë të motit të lig me bubullima, erë të përforcuar dhe me kushte për dukuri të breshërit. (koha.mk)