Shkup, 10 tetor – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej katër deri në 13 gradë, ndërsa temperatura e ditës prej 21 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri në 25 gradë Celsius.
Të premten në orët e hershme të mëngjesit do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Pasdite vranësirat do të ulen. Më pas gjatë ditëve të ardhshme do të mbajë mot stabil dhe relativisht i ngrohtë. (koha.mk)