Shkup, 21 gusht – Moti në vend do të jetë me diell dhe pak më ngrohtë me vranësira lokale dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet midis 10 dhe 19 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 30 deri në 38 gradë Celsius.
UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me erë të dobët mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 36 gradë.
Vazhdon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë. Rritje të vranësirave do të fillojë nga e premtja. Të dielën dhe të hënën kryesisht në pjesët veriore do të ketë kushte për paraqitje të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave.