Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, pasdite do të ketë kushte për shi të shkurtër dhe bubullima, kryesisht në rajonet malore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 21, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 32 gradë Celsius.
UV-indeksi do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.