Shkup, 15 shtator – Moti sot do të jetë kryesisht me diell, në pjesët lindore me vranësira të vogla lokale dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Gjatë natës do të jetë kryesisht i kthjellët dhe do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 16, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri 33 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, përkohësisht me erë të përforcuar veriore. Temperatura do të lëviz prej 14 deri 30 gradë Celsius.
Të mërkurën do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, ndërsa temperaturat e ditës do të jenë të larta për këtë periudhë të vitit. Nga dita e enjte paralajmërohet mot kryesisht i ndryshueshëm dhe më i freskët me të reshura të përkohshme lokale të shiut. Temperatura do të jetë në rënie.