Shkup, 17 tetor – Moti në Maqedoni do jetë me diell dhe i nxehtë për këtë periudhë të vitit, me vranësira të vogla lokale dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 3 deri në 12, ndërsa maksimalja prej 24 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe me erë të lehtë jugore. Temperatura do të lëvizë prej 7 deri në 27 gradë Celsius. Në ditët në vijim pason periudha e motit stabil, të thatë dhe të ngrohtë. Temperaturat maksimale do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Vranësira kalimtare do të ketë të premten, ndërsa ndryshim më të dukshëm të motit pritet në fillim të javës së ardhshme.