Shkup, 2 gusht – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 32 deri në 39 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 19, ndërsa e ditës deri në 39 gradë Celsius. Vazhdon periudha e motit kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë. Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë me vlerë 9. Prej të enjtes rajone të caktuara të vendit do t’i plotësojnë kushtet për fazën e portokalltë të rrezikut prej valëve të nxehta.