Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht ngrohtë me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura do të lëvizë prej nëntë deri në 26 gradë Celsius.
Ndryshim i dukshëm i motit pritet të premten nga fundi të ditës kur nën ndikim të valës së lagësht dhe të ftohtë vranësirat do të rriten dhe do të ketë të reshura të përkohshme të shiut të cilat do të vazhdojnë edhe të shtunën, kur në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë edhe erë e përforcuar nga drejtimi verior që do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturës së ajrit për rreth 15 gradë. Në zonat malore do të ketë edhe të reshura të borës, veçanërisht në pjesët veriore. Nga e diela moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me mëngjese të ftohta dhe rritje të vogël të temperaturës së ditës.