Shkup, 19 qershor – Rritje e temperaturave të ditës, të cilat për uikend do të arrijnë deri 37 gradë Celsius dhe mot me diell dhe ngrohtë, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Të premten dhe gjatë uikendit do të mbisundojë mot me diell dhe i ngrohtë, me kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Nesër në orët e pasdites do të mbajë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht do të ketë paraqitje të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshërit. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 12 deri 20 gradë Celsius, ndërsa të ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 8.
Më nxehtë do të jetë gjatë uikendit, me temperatura të mëngjesit prej 12 deri 21 gradë Celsius, ndërsa të ditës prej 28 deri 37 gradë Celsius. Nga e diela pasdite dhe në ditët e ardhshme sërish në shumë vende do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa temperatura e ditës do të bie për disa gradë.