Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Pasdite në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë paraqitje të shiut të shkurtër lokal dhe bubullima. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 16, ajo e ditës nga 27 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të arrijë 7. Në Shkup me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, ndërsa ajo e ditës do të rrite deri në 31 gradë. Deri nesër në orët e pasdites të ditës dhe veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore do të ketë paraqitje të shiut të shkurtër të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Në ditët e fundjavës në disa vende do të jetë moti i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, ndërsa lokalisht pritet edhe procese më intensive. Deri të premten temperaturat e ditës do të jenë në rritje të butë.