Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të shpeshta të diellit në pjesët lindore. Gjatë ditës vranësira do të rritet dhe kah fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 14 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme paradite me periudha të diellit. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Prej nesër temperaturat e mëngjesit vende-vende do të bien deri rreth 0 gradë Celsius, ndërsa temperaturat e ditës edhe më tutje do të jenë në rritje. Prej nesër kah fundi i ditës deri të shtunën, nën ndikim të valës së re të lagësht do të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme dhe në atë periudhë temperaturat e ditës do të jenë për disa gradë më të ulëta.