Shkup, 11 qershor – Moti nesër në vendin tonë do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë shi lokal, bubullima dhe erë të forte, pwrcjellw KOHA.
Siç njoftoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 18 gradë celsius, ndërsa ajo ditore prej 27 deri në 35 gradë. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla . Pasdite do të ketë shi ra të shkurtra, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura e mëngjesit do të jetë 16, ndërsa ajo ditore 33 gradë celsius.
Nga e enjtja do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë me temperatura që në disa vende do të tejkalojnë mbi 35 gradë. (koha.mk)