Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, indeksi UV 9

Shkup, 21 korrik – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale dhe me erë të dobët kryesisht veriore. UV=9.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 36 gradë Celsius, përcjellë KOHA.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht verore. UV=9.

Temperatura e mëngjesit do të arrij deri 16 gradë, ndërsa temperaturat ditore deri 35 gradë Celsius.

Të hënën do të mbizotëroj mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Të martën dhe të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Temperaturat ditore do të ulen për disa gradë. (koha.mk)