Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra lokale të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 12 gradë, ndërsa e ditës prej 22 deri 31 gradë. UV-indeksi do të paraqesë 7.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 11 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri 28 gradë.
Vazhdon periudha e motit të ngrohtë, në orët e pasdites me zhvillim mesatar të vranësirave jostabile dhe me reshje të shkurtëra lokale të shiut dhe bubullima.