Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë mesatare jugperëndimore, më e shprehur në pjesët perëndimore. Indeksi UV do ta ketë vlerën 6. Temperatura do të lëvizë prej 23 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla dhe erë mesatare jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.
Të mërkurën do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore, ndërsa do të ketë edhe reshje të përkohshme të shiut me paraqitjen e vetëtimave të rralla. Të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe mjaft i freskët me shi të dobët lokal dhe erë veriperëndimore mesatare. Temperatura e ditës do të ulet në mënyrë të konsiderueshme për 10 deri në 12 gradë Celsius. Më pas të premten dhe gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i freskët me temperatura të ulëta të mëngjesit.