Shkup, 21 tetor – Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe i ngrohtë me mëngjes të freskët dhe me mjegull në disa lugina. Temperatura minimale do të ulet midis 2 dhe 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 23 e deri në 30 gradë.
Në Shkup në mëngjes do të ketë kushte për mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 9 gradë,ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë
Vazhdon periudha e motit të ngrohtë me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes. Temperaturat do të pësojnë ulje graduale. (koha.mk)