Këtë fundjavë do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri në 20 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve të DPHM, nga e hëna nën ndikimin e një sërë valëve të lagështa ajrore do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Në vendet më të larta malore reshjet do të jenë të borës. Më shumë reshje priten në pjesët perëndimore dhe jugore, sidomos të mërkurën. Nga e hëna deri të enjten, temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga një deri në tetë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej shtatë deri në 18 gradë Celsius.