Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë në drejtim jugor.
Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 10 deri 19, ndërsa gjatë ditës prej 26 deri në 36 gradë. UV indeksi do të jetë 8.
Në Shkup do të ketë mot të ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë dhe me vranësira të vogla. Temperatura e mëngjesit do të zbret deri në 16, ndërsa gjatë ditës do të ngritët deri në 34 gradë.
Në ditët e ardhshme do të mbizotërojë poashtu mot me diell dhe me vranësira mesatare. Të shtunën në orët e pasdites moti do të jetë me shira lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët perëndimore.
Ndryshim i motit pritet të dielën pasdite dhe të hënën kur në pjesët e vendit do të ketë shira të rrëmbyeshëm me bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa janë të mundura edhe procese të intensifikuara të motit të ligë. Të hënën dhe të martën temperatura e ditës do të zbret për gjashtë deri në tetë gradë.