Shkup, 29 gusht – Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor. UV indeksi do të jetë 7.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 18 gradë, ndërsa ato të ditës prej 25 deri 38 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me temperaturë të mëngjesit deri 16 gradë, ndërsa temperatura e ditës deri 36 gradë Celsius.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike informojnë se vijon periudhë e motit stabil, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri të mesme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verilindor, e cila prej ditës së diel do ta ndryshojë drejtimin në juglindor. (koha.mk)