Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për shi të shkurtër. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 14 gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 31 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira mesatare. Do të fyrjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri 29 gradë. Në fillim të javës pritet rritje të vranësirave, ndërsa moti do të jetë i ndryshueshëm me të reshura të përkohshme të shiut. Të martën vendevende do të ketë reshje të shiut të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima, posaçërisht në juglindje. Të reshura të shiut vendevende do të ketë edhe të mërkurën. Do të fryjë erë e matur, ndërsa të mërkurën edhe erë e përforcuar që do të shkaktojë rënie të temperaturës së ditës