Shkup, 25 shkurt – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell. Temperatura minimale do të ulet deri në 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 19 gradë Celsius.
Vazhdon periudha e motit stabil. Deri të shtunën do të mbajë mot i nxehtë mbi mesataren, ndërsa nga e diela do të ketë ulje të temperaturave për 6 deri në 8 gradë Celsius. Nga e shtuna pasdite do të fillojë të fryejë erë mesatare përkohësisht e përforcuar përgjatë Vardarit nga drejtimi verior, ndërsa do të ketë rritje të caktuar të vranësirave. Moti i nxehtë deri të shtunën do të shkaktojë shkrirjen e mëtejme të shtresës së dëborës në male.