Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior, në pjesët lindore kohë pas kohe era do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri 19, ndërsa e ditës prej 29 deri 36 gradë. UV-indeksi do të ketë vlerën 9. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 15 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 34 gradë.
Pason periudha e motit kryesisht me diell dhe të nxehtë. Gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ektë rritje të dukshme të vranësirave, do të ketë edhe kushte për reshje të shkurtëra të rrëmbyeshme të shiut me bubullima të rralla, posaçërisht më shumë të shtunën drejt të dielës. Temperatura e ditës në ditët në vijim do të jenë në ngritje.