Shkup, 10 janar – Moti në mëngjes do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe me kushte të vogla për mjegull në mëngjes në disa lugina. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 10 deri minus 1, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri 13 gradë Celsius.
Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për shi të dobët, ndërsa në malet borë e dobët. Do ty fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë nga minus shtatë deri dy gradë, ndërsa maksimalja nga pesë deri 12 gradë Celsius.
Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për shi të dobët, në disa vende më të ulëta edhe bore e dobët nëpër male. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite vranësira do të ulet. Temperatura minimale do të jetë prej minus katër deri katër gradë, ndërsa temperatura maksimale prej katër deri 10 gradë Celsius. (koha.mk)