Shkup, 1 mars – Paradite moti do të jetë i freskët, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 1 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë prej 9 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell, deri në fund të ditës me re të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të ulet në -3, dhe maksimale do të arrijë 14 gradë.
Deri të enjten do të mbizotërojë mot me diell, ndërsa nga e premtja do të ketë rritje të vranësirave me reshje shiu lokal në fund të ditës. Deri të martën do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe erë e përforcuar veriore. Temperaturat e mëngjesit në ditët në vijim në shumë vende do të bien nën zero, ndërsa temperatura e ditës nga e mërkura do të jetë në rritje.