Shkup, 25 shtator – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryej erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Nga fundi i ditës në pjesët perëndimore do të ketë rritje të vranësirave me reshje të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 31 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë.
Nga e shtuna deri të hënën do të jemi nën ndikimin e aktivitetit të theksuar të ciklonit me paraqitje të shpeshta të valëve të lagështa. Moti do të jetë kryesisht me vranësira me reshje të mëdha të shiut posaçërisht të shtunën (mbi 30l/m2) të cilat në disa vende do të jetë në rrëmbyeshme, me bubullima dhe erë të përforcuar (mbi 80 km/orë). Temperaturat do të ulen në mënyrë të konsiderueshme.