Shkup, 26 nëntor – Moti në Maqedoni paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Në orët e paradites fillimisht në pjesët perëndimore do të ketë reshje shiut të cilat natës do të zgjerohen edhe në disa pjesë të tjera, ndërsa në male në pjesët veriperëndimore, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë e dobët mesatare juglindore e cila gjatë natës do të ndryshojë në verior.
Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 16 gradë Celsius.
Të hënën gjatë ditës do të jetë ftohtë dhe me erë me reshje të shiut, ndërsa në malet dhe në vendet më të larta (800 lartësi mbidetare) reshje të borës. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme në pjesët lindore. Në malet dhe në disa vende më të larta do të formohet shtresë bore. Temperatura e ditës do të jetë relativisht e ulët dhe do të lëvizë në interval prej tre deri në nëntë gradë Celsius.
Edhe të martën do të jetë ftohtë dhe do të ketë erë. Paradite në pjesët lindore me borë të dobët të kohëpaskohshme.