Shkup, 29 shtator – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite dhe veçanërisht në pjesët më veriore do të ketë shi afatshkurtër dhe kushte për paraqitjen e bubullimave. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor, informojnë nga DPHM-ja.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalja prej 22 deri 29 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare jugore. Në disa pjesë të rajonit do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër dhe shfaqje të bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të jetë rreth 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 23 gradë.
Deri të shtunën, sipas DPHM-së do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme, përkohësisht erë të fortë jugore. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, nga e diela do të fillojë të fryjë erë veriore dhe temperaturat gradualisht do të ulen.