Shkup, 28 shtator – Moti sot do të jetë me diell me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 22 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në ditët në vazhdim vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe më i ngrohtë me periudha të diellit dhe me erë mesatare deri në të përforcuar jugore. Nesër dhe të shtunën pasdite do të ketë shi të përkohshëm lokal dhe paraqitje të bubullimave.