Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima në orët e paradites dhe mesditës, ndërsa pasdite jostabiliteti do të përhapet drejt pjesëve juglindore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 11 deri 20, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri 32 gradë. UV indeksi do të ketë vlerën 6.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtim të ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 17, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri 30 gradë. Jostabilitet më i konsiderueshëm sërish pritet të premten pasdite dhe gjatë natës drejt të shtunës. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e përforcuar veriore dhe do të ketë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.