Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri 25 gradë Celsius. Indeksi UV do të paraqesë 6. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje e bubullimave. Temperatura do të ulet deri nëntë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 24 gradë. Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje e bubullimave, ndërsa proceset do të jenë me intensitet të ndryshueshëm.