Shkup, 8 prill – Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike edhe për nesër paralajmëron mot me vranësira me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, Vende-vende pritet të reshin edhe mbi 20 litra në metër katrorë.
Mot i ndryshueshëm dhe mot të paqëndrueshëm me reshje të përkohshme të shiut pritet të mbajë edhe ditëve në vijim. Lokalisht proceset do të jenë më intensive, të ndjekura me shit të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura minimale gjatë javës do të lëvizë prej 2 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 11 e deri në 24 gradë. Më ngrohtë do të jetë të enjten kur temperatura e ditës do të arrijë në 24 gradë Celsius.