Moti sot në orët e mëngjesit do të jetë pak me vranësira mesatare, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave. Në orët e pasdites, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në disa vende do të ketë vranësira jostabile, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, si dhe erë të përforcuar. Veçanërisht, mot jostabil pritet të jetë në pjesët qendrore, lindore si dhe perëndimore të vendit, ku është e mundur paraqitje e breshërit. Do të fryjë erë mesatare juglindore. UV indeksi do të arrijë gjashtë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej shtatë deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup pasdite do të ketë zhvillim të dobët të vranësirave jostabile, të përcjella me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë. Ditët në vijim në orët e pasdites sërish në shumë vende, moti do të jetë me vranësira jostabile ,e shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht proceset do të theksohen edhe në formë të motit të ligë. Më pak kushte për jostabilitet pritet të ketë të martën, ndërsa më i theksuar të enjten dhe të premten.