Moti në Maqedoni kudo është i vranët, përveç se në Gjevgjeli dhe Llazaropole, ku moti është me diell, ndërsa në Mavrovë dhe Krushevë ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri të kufizuar horizontale deri në 50 m. Fryen erë e dobët veriore. Temperatura minimale mëngjesin e sotëm lëvizte nga -15 në Mavrovë, -14 Llazaropole, -11 Krushevë dhe Kriva Pallankë, -10 Berovë, -9 në Gjurishte, -8 Pozharan, Prilep dhe Topollçan, -7 Strumicë dhe Shtip, -6 Shkup, Ohër, Kumanovë, Manastir dhe Dibër, -4 Tetovë, Pretor dhe Vinicë, deri në -2 në Dojran, Gjevgjeli dhe Demir Kapi.
Paradite në pjesën më të madhe të vendit do të ketë vranësira të rritura, ndërsa pasdite do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryejë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të lëvizë nga -4 deri në 2 gradë. Në Shkup paradite do të mbajë mot jashtëzakonisht i vranët, pasdite me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët veriore.l Temperatura maksimale do të arrijë deri në 0 gradë Celsius.
Lartësia e shtresës së borës lëvizë nga 3 centimetra në Prilep, 5 Dibër, 6 Shtip, 10 Strumicë, Kriva Pallankë, Topollçan, 18 Shkup, Demir Kapi, 25 Berovë, 28 Tetovë, Manastir, 30 Krushevë, 45 Gjurishte, 49 Pozharan, 50 Llazaropole, deri në 69 në Mavrovë. Nesër dhe të shtunën do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe i qetë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të zbresin edhe nën -15 gradë, ndërsa ato të ditës do të jenë në rënie të vogël. Paradite nëpër disa fushëgropa do të ketë vranësira të ulëta dhe paraqitje të mundshme të rrallë të mjegullës. Nga e diela do të ketë rritje të vranësirave.