Mot i vranët me shi dhe me erë

Shkup, 3 tetor 2018 – Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës nga jugu do të përhapen reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Më vranët do të jetë në gjysmën e dytë të ditës. Në orët e mbrëmjes do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i thatë me temperaturë rreth mesatares për këtë periudhë të vitit.