Shkup, 3 dhjetor – Moti në vend do të jetë kryesisht me vranësira. Do të ketë reshje të shiut, kushte për paraqitje lokale të reshjeve shiut të ngrirë ndërsa nëpër male reshje të borës. Për shkak lëshimit të masës më të ftohtë të ajrit nga veriu, reshjet gjatë ditës dhe natës të së mërkurës do të kalojnë në reshje të borës dhe në vendet më të larta ku do të formohet shtresë e borës. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus një deri katër, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej katër deri 10 gradë Celsius.
Në Shkup mot kryesisht me vranësira. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës deri në pesë gradë Celsius. Pastaj në ditët në vijim moti do të jetë stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina. (koha.mk)