Shkup, 28 janar – Moti i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet borë do të jetë gjatë kësaj jave. Nga e enjtja për shkak të ftohtit reshjet në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta do të kalojnë në borë, ndërsa në disa lugina do të ketë kushte për borë.
Për sot sinoptikët paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me periudha më të gjata të diellit gjatë paradites, ndërsa që nga mesdita priten reshje të shiut në pjesët perëndimore dhe borë në male. Kohë pas kohe reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Gjatë natës, reshjet do të përhapen edhe në pjesët tjera, por do të kenë karakter më të dobët. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me mjegull të dobët, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të bie shi. Temperatura maksimale do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.
Sot në mëngjes më ftohtë është në Petrovec – Shkup, ku në orën 07:30 janë matur -10 gradë, ndërsa më ngrohtë në Dojran ku temperatura është dy gradë Celsius,