Mot i vranët me reshje shiu

29

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të shiut. Reshje më intensive do të ketë në pjesët veriore dhe qendrore, ku lokalisht pritet të reshin mbi 25l/m2. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor e cila do të shkaktojë rënie të dukshme të temperaturave të ditës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga katër deri në 13, ndërsa temperatura e ditës  nga 11 deri në 18 gradë. Në Shkup do të jetë mot i ngjashëm, me reshje të shiut, ndërsa do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 14  gradë Celsius. Gjatë festave të pashkëve moti do të jetë i qëndrueshëm, i thatë dhe relativisht i ngrohtë. Të hënën ndaj të martës do të ketë kushte për shi lokal të shkurtër të shiut.

Comments are closed.