Mot i vranët dhe më i freskët, në disa vende me shi dhe diell

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i freskët, në perëndim dhe jug me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në pjesët verilindore do të ketë periudha me diell. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë deri 15, ndërsa e ditës prej 12 deri 18 gradë. Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me periudha të shkurta të diellit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 11, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 18 gradë.

Të shtunën në shumë vende do të ketë vranësira të shtuara, por do të jetë mot i thatë. Të dielën dhe të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe pak më i ngrohtë, gjatë ditës, por me temperatura më të ulëta të mëngjesit. Valë e re e lagësht pritet nga mesi i javës së ardhshme.