Shkup, 28 tetor – Moti sot në Maqedoni gjatë paradites do të jetë kryesisht i vranët, i ftohtë dhe me erë me shi të përkohshëm lokal, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Në malet reshjet do të jenë të borës. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Do të fryjë erë veriore e përforcuar përkohësisht, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në lindje ku herë-herë do të arrijë shpejtësi prej mbi 70 km/orë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej pesë deri në 11, ndërsa e ditës do të ulet për rreth tetë gradë Celsius dhe do të lëvizë prej nëntë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup, gjatë paradites do të mbajë mot me vranësira me shi të përkohshëm, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme me periudha dielli dhe me erë veriore mesatare deri në të përforcuar. Temperatura do të lëvizë prej tetë deri në 13 gradë Celsius. Të dielën gjatë ditës do të mbajë mot i thatë dhe pak më i ngrohtë, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës pritet ftohje e konsiderueshme, me erë të përforcuar dhe reshje lokale të shiut, ndërsa borë në male. Nga e marta, moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit të cilat në shumë vende do të ulen nën zeron.