Paqëndrueshmëri në zonat malore të ndjekura me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe paraqitje të breshrit paralajmërojnë meteorologët prej nesër në tre ditët në vijim. Paqëndrueshmëri më e shprehur sipas paralajmërimeve të DPHM-së do të ketë veçanërisht të premten nga fundi i ditës dhe të shtunën. Të dielën do të ketë shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima të rralla.
Temperatura maksimale në ditët në vijim do të arrijë edhe deri në 36 gradë. Nesër do të lëvizë nga 22 deri në 33 gradë, të premten nga 29 deri në 35, të shtunën nga 22 deri në 33, të dielën nga 26 deri në 32, të hënën nga 27 deri në 34 dhe të martën nga 29 deri në 36 gradë. Temperatura e mëngjesit do të lëvizin në interval nga 10 deri në 20 gradë Celsius.