Shkup, 7 prill – Prej sot moti në vend do të jetë stabil dhe kryesisht me diell dhe më i ngrohtë. Deri të enjten temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë të ftohta, me disa temperatura nën zero, ndërsa gjatë ditës do të rriten gradualisht.
Sinoptikanët për sot paralajmërojnë mot me diell dhe me erë të dobët deri në mesatare verilindore e cila do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë Celsius, ndërsa e ditës prej tetë deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup mot me diell me temperaturë të mëngjesit deri zero dhe të ditës deri 18 gradë.
Nga e enjtja temperaturat e ditës në shumë vende do të rriten mbi 20 gradë Celsius.