Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej shtatë e deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 27 gradë. Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me shi lokal dhe vetëtima të rralla. Indeksi UV është 6. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13, ndërsa e ditës deri në 24 gradë Celsius. Të shtunën do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm me vetëtima të rralla, por proceset pritet të jenë më të dobëta. Më pas edhe ditëve në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitjen e vetëtimave, ndërsa proceset do të jenë me intensitet të ndryshueshëm.