Shkup, 26 mars – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira, pasdite në pjesët perëndimore me reshje lokale të shiut, ndërsa në male me borë. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior që do të kushtëzojë ulje të konsiderueshme të temperaturës ditore, posaçërisht në pjesët veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 10 deri 18 gradë. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës deri 15 gradë. Prej të premtes temperaturat e mëngjesit vende-vende do të zbresin edhe nën zero, ndërsa ato të ditës do të jenë në ngritje.