Moti në Maqedoni gjatë paradites do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët lindore me shi të dobët lokal. Pasdite gradualisht vranësirat do të zvogëlohen. Dotë fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore, veçanërisht përgjatë Vardarit dhe në Lindje.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në tetë, ndërsa e ditës prej 10 deri në 18. Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare, pasdite me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 15 gradë Celsius. Nga e hëna pason periudhë e motit stabil dhe të thatë me rritje të temperaturave të ditës.