Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa pasdite me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 8 deri 1 gradë, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 7 gradë, tregon parashikimi i Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, me temperaturë minimale prej minus 2 gradë, ndërsa maksimalja deri në 3.
DPHM për nesër paralajmëron mot me diell dhe me vranësira të vogla, nëpër disa lugina me mjegull të vogël në mëngjes. Në orët e mbrëmjes vranësira do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriperëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin prej minus 10 deri në 3 gradë, ndërsa ato maksimale prej 0 deri në 8 gradë. (koha.mk)