Shkup, 12 shtator – Moti në orët e mëngjesit do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, gjatë paradites me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të pakësohen dhe do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Vardarit. temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 28 gradë. Indeksi UV do të jetë 6, informojnë nga DPHM.
Në Shkup paradite moti do të jetë me vranësira të matura, ndërsa pasdite kryesisht me diell. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. temperatura minimale do të zbresë deri 15, ndërsa maksimalja do të arrijë 25 gradë.
Gjatë javës do të përqendrohet moti stabil me mëngjese më të ftohta, deri të martën edhe me temperaturë më të ulët ditore. Nga e mërkura temperatura ditore sërish do të rritet, dukshëm të enjten dhe të premten, kur do të jetë ngrohtë mbi mesataren.