Shkup, 31 maj – Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi lokal dhe bubullima, veçanërisht pasdite kur në disa vende proceset do të jenë më intensive. Do të fryjë erë veriore e dobët deri në mesatare, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 15 gradë, ndërsa ajo ditore prej 14 deri në 27 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil me shi lokal dhe bubullima, veçanërisht pasdite kur në disa vende proceset do të jenë më intensive. Do të fryjë erë veriore e dobët deri mesatare, më e theksuar përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 24 gradë.
Vijon periudhë e motit të ndryshueshëm dhe jostabil në shumë vende me shi dhe bubullima. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me reshje më të mëdha, erë të fuqishme dhe paraqitje të breshrit.(koha.mk)