Shkup, 4 shkurt – Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të borës në vendet malore dhe më të larta, ndërsa me reshje shiu e bore në rajonet e ulëta. Pasdite do të fillojë të fryjë erë e fortë veriperëndimore, e cila do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ku në shumë vende do të jetë e fortë me mbi 80 kilometra në orë, kurse në male mbi 90 kilometra në orë, e cila do të shkaktojë rënie të përnjëhershme të temperaturave drejt të dielës.
Temperatura maksimale do të lëvizë nga 3 deri në 12 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me mot me diell dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat në disa pjesë të luginës do të kalojnë në borë, sidomos në mëngjes dhe në fund të ditës. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi veriperëndimor, e cila gjatë natës do të forcohet. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.
Nga DPHM njoftojnë se nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe dukshëm më i ftohtë, e në disa vende do të bjerë borë dhe do të fryjë erë e fortë veriore.
Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil, i ftohtë dhe me erë, me temperatura minimale nën -10 gradë, e në disa vende temperaturat ditore do të jenë nën zero.