Rajoni i Maqedonisë sot do të jetë nën ndikim të masës së lagësht ajrore për ç’shkak moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, me reshje të shkurtëra të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, më shpesh nga drejtimi jugperëndimor.
Siç informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), lokalisht proceset do të jenë më intensive, memundësi për dukuri të motit të lig.
Reshje më të rrëmbyeshme priten fillimisht në pjesët veriperëndimore të vendit, e më pas edhe në ato lindore.
Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 28 deri 33 gradë. Në Shkup temperatura maksimale do të jetë 31 gradë.
DPHM paralajmëron se prej nesër moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa në mëngjes mjaft më i freskët. Temperaturat ditore do të jenë në ngritje graduale.