Mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm vend-vende me shi të rrëmbyeshëm

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar kohë pas kohe, posaçërisht në pjesët jugore dhe perëndimore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri 21 gradë, ndërsa temperatura e ditës do të lëviz prej 22 deri 33 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit deri 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrij deri 32 gradë.

Të premten dhe të shtunën kushtet për jostabilitet do të zvogëlohen dhe në pjesën më të madhe të vendit do të mbizotëroj mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Të dielën dhe të hënën në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. 

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com